Grupet e Task Forcë të Agjencisë Kombëtare të Ujesjëllës Kanalizime, i janë bashkuar në mbështetje të Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës Kanalizime Shkodër për vijimin e Reformës së Ujit ndaj debitorëve me qëllim shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, por edhe respektimin e ligjit nga qytetarët.

Task Forca e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellësit do të jetë e pranishme përgjatë gjithë vitit në periudha të ndryshme në mbështetje të grupeve të UKQ Shkodër.

Ujësjellësi i Shkodrës bën me dije se aksionet në terren do të jenë të përditshme për zbatimin sa më të saktë të Reformës së Ujit , që në fokus ka uljen e numrit të debitorëve, akt-marrëveshjet dhe eleminimin e lidhjeve të paligjshme dhe çdo shkelje tjetër nga qytetarët.