Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Boga e cila është shndërruar në një destinacion turistik. Rama i cilësoi pamjet copëz pranvere që ka çelur mes malesh në Bogë.

Boga ndodhet 149 kilometra nga Tirana dhe për të apasionuarit e malit konsiderohet pikënisje e aventurës drejt alpeve shqiptare, të cilat fshehin në gjirin e tyre shtigje magjike, që mbeten për t’u zbuluar nga turistët.
Ky fshat i vogël malor vetëm 47 kilometra nga Shkodra, është shndërruar në një pikë të preferuar për turizmin malor nga të huajt.