Mijëra fidanë me kanabis të mbjellë me kubikë janë zbuluar në fshatin Luarzë në Velipojë, të cilat do të kultivoheshin më pas në tokë.

Në kuadër të operacionit ‘Luarza1’ dhe masave të ndërmarra nga policia me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike që në fazë fillestare, u arrestua si autor i dyshuar i kultivimit të kubikëve më kanabis Nasel Lohjan 38-vjeç dhe u shpall në kërkim Pëllumb Lohjan 48-vjeç.
Konkretisht policia ka sekuestruar 37 336 kubikë me fara dhe fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, 1 automjet, 1 traktor dhe sende që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.

Zbulimi i parcelave me kubikë me kanabis u krye nga pamjet e filmuara me dron, ndërsa siç shihet njëri nga personat po kujdeset për bimët narkotike.