Këtë të enjte pritet të bëhet konstituimi i grupit të dialogut, i cilësuar dhe si “Nënkomisioni i Ligjeve”, i ngritur si pjesë e marrëveshjes së paqes me mazhorancës dhe opozitës.
Në mbledhjen që do të nisë në orën 10.00 te salla e Komisionit të Ligjeve në Kryesinë e Kuvendit, ky “super-komision” ka bëjë me grupin e përbashkët PS-Opozitë që do të miratojnë fillimisht ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar votash në Kuvend prej 3/5-ave të Kuvendit, si dhe do të miratojë ligjet e nevojshme për rrugëtimin në Bashkimin Evropian.
Ajo që bie në sy në listën e kandidatëve është fakti se pas refuzimit të Lulzim Bashës për të dërguar një anëtar të tij në këtë komision, Gazment Bardhi ka dërguar emrin e Dhurata Çupit.
Nga mazhoranca do të jenë prezent:
1. Damian Gjiknuri (anëtar)
2. Klotilda Bushka (anëtar)
3. Toni Gogu (anëtar)
Nga opozita do të jenë prezent:
1. Oerd Bylykbashi (anëtar)
2. Erisa Xhixho (anëtar)
3. Dhurata Çupi (anëtar zëvendësues)
Kujtojmë këtu që Gazment Bardhi një vend në grupin e opozitës ia ka rezervuar deputetëve të Lulzim Bashës, por që kanë refuzuar ta përdorin si mundësi.
Grupi i Dialogut mblidhet me kërkesë të çdo anëtari dhe merr vendime me konsensus të të gjithë anëtarëve. Ai përbehet nga 6 anëtar, 3 nga mazhoranca dhe 3 nga opozita, që caktohen nga grupi parlamentar i PD dhe PS.