Shiroka në sezonin turistik do të ketë parkingun e saj të ri publik. Një fakt i tillë është pohuar nga Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, I cili ka inspektuar punimet që po kryhen nga ndërmarrja e shërbimeve publike e Bashkisë Shkodër, pranë objektiti që u shëmb nga IKMT pak muaj më parë.
Ky shesh do të transformohet në një hapësirë publike e cila do të shërbejë edhe si vend qendrimi për autobusët e turistëve që vizitojnë këtë pikë turistike.
Puna për reabilitimin e plotë të kësaj zone ka nisur pak ditë më parë ndërkohë që parkingu publik, i pari që hapet tashmë me inisiativë të Bashkisë Shkodër, do të jetë gati brënda pak javësh, kohë e cila korrespondon edhe me rritjen e fluksit të turistëve në zonën e Shirokës duke mos sjellë më bllokim të qarkullimit të mjeteve në këtë zonë turistike të Shkodrës.