Sekretari i Përgjithshëm PD, Flamur Noka i shoqëruar nga nënkryetarët e PD, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, dhe anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi, kanë zhvilluar një takim me demokratët e Pukës dhe Fushë Arrëzit.
Noka në fjalën e tij u shpreh se arsyeja se përse zgjodhën 22 marsin si ditën për të vizituar Pukën , është sepse kjo sepse është dita që shqiptarët të bashkuar ia dolën të triumfojmë mbi të keqen e komunizmit.
“ Zgjodhëm 22 marsin sepse është dita që shqiptarët të bashkuar ia dolën të triumfojmë mbi të keqen e Komunizmit. Kur bashkohemi ne triumfojmë dhe fitojmë”, tha ai.
Noka foli edhe në lidhej me situatën e vështirë në të cilët ndodhet sot bujqësia në vend, të cilën ia faturoi nismës “Ballkani i Hapur”.
“Bujqësia sot jep shpirt sepse Ballkani i Hapur e zhvendos vëmendjen nga produktet e eksportit nga Serbia e Vuçiçit”, tha ai.