Në një atmosferë fantastike, me “Ennio Tardini” do të vishet kuqezi sot në mbrëmje, Shqipëria bën daljen e parë publike pasi siguroi një biletë për në “Euro2024”. Afro 13 mijë bileta janë shitur deri më tani, por numri pritet të rritet akoma më shumë pasi biletaria e stadiumit do të jetë e hapur deri përpara startit të këtij takimi.
Ky nuk është thjesht një test miqësor për Shqipërinë, kjo pasi të gjithë lojtarët janë në provë, të gjithë synojnë të sigurojnë një biletë për në Evropian. Legjionarët kuqezi janë të karikuar në maksimum, për të bindur trajnerin Sylivinho, por të vetëdijshëm gjithashtu se janë në monitorim nga agjendë dhe klube të rëndësishme. Tekniku kuqezi nuk pritet të eksperimentojë shumë në këtë miqësore, të paktën jo kur bëhet fjalë për formacionin titullar.
Nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha në raport me atë ekip që solli Shqipërinë në Evropian. Dilema e vetme ka të bëjë me qendrën e sulmit, Cikalleshi apo Broja, me sulmuesin e Fulham që ka fituar me shumë kuota dhe pritet të nis miqësoren me Kilin nga minuta e parë. Pjesa e tjetër e ekipit nuk ndryshon, në portë Strakosha. Hysaj në të djathtë, Gjimshiti-Mihaj në qendër dhe Mitaj në të majtë. Dyshja e mesfushës pritet të formohet nga Asllani dhe Ylber Ramadani. Nedim Bajrami do të zbres në fushë nga minuta e parë, ndërsa krahët e sulmit mbetën të njëjtë, Seferi në të majtë dhe Jasir Asani në të djathtë.