Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar, pas arrestimit të një 24-vjeçari në Lezhë, që u kap me dy mina telekomandë, që i mbante në trup.
Balla ka përgëzuar efektivët, teksa shprehet se elementët kriminalë duhet të goditen nga policia ditë e natë.
Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
????????????????♀️???????? Parandalimi i ngjarjeve kriminale është detyrë parësore e Policisë së Shtetit. Përgëzime Policisë së Shtetit????Lezhë për ndalimin në kohë të një personi të përfshirë në trafik të lëndëve/pajisjeve shpërthyese. Elementët/grupet kriminale duhen ndjekur nga Policia e Shtetit këmba këmbës, ditë natë!