Vitin e shkuar në sektorin e energjisë shkuan 13.4 milionë euro planifikuar në programin e mbështetjes. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë raportoi se shumica e fondeve që shkuan në këtë program si shpenzime kapitale ishin me fonde të huaja të paktën 64.5 për qind e totalit që janë kryer.

“Fondet buxhetore të planifikuara për këtë program, përgjithësisht janë fonde buxhetore në mbështetje të politikave në fushën e eficencës së energjisë. Plani vjetor për shpenzimet korrente në vlerën 143 milionë lekë , realizimi financiar vjetor në vlerën 140 milionë lekë , ose 98% e realizuar. Plani vjetor për shpenzimet kapitale me financim të brendshëm, në vlerën 376 milionë lekë lekë, realizimi financiar vjetor në vlerën 343 milionë lekë ose 91% e realizuar. Plani vjetor për shpenzimet kapitale me financim të huaj, në vlerën 2,22 mld lekë n realizimi financiar në vlerën 1.05 miliardë lekë ose 47% e realizuar” thuhet në dokumentin e MIE sa i takon raportit të monitorimit të buxhetit.

Sipas ministrisë në projektet me financim të brendshëm, janë zbatuar dhe financuar projekte studimore në fushën e auditimit energjetik, rinovimit të ndërtesave me eficencë energjetike, instalimit të ndriçimit me eficencë të lartë dhe përdorimin e energjive të rinovueshme. Projekte janë implementuar nga Agjencia për Eficencën e Energjisë, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore dhe Aparati i MIE.

Sa i takon projekteve me financim të huaj raporti sjell në vëmendje disa prej tyre si : Konvikte të rinovuara me eficiencë të energjisë Qyteti Studentit nr.1, programi i Rehabilitimit të Konvikteve të Universitetit të Tiranës sipas Parimit të Efiҫencës së Energjisë ( Faza I, Faza II); Rehabilitimi i Hidrocentralit të Fierzës (DKTI); Projektet GAMES TARGE TBLEU DEAL SME.EC dhe Re-Source; Fuqia Energjitike dhe Siguria e Digës në Kaskadën e Drinit; Linja unazore 110 Kv e Shqipërisë së Jugut (donator 09/10 KFë); Reagimi ndaj Krizës së Pandemisë Covid 19/Ndërtimi i N/Stacionit 110/20 kV, Nëntokësor, Qendër në Tiranë, Komponenti 2. Programi i Eficences së Energjisë së Sektorit të Transmetimit – Ndërtimi i linjës 400 kV Shqipëri – Maqedoni (Fier – Elbasan – Qafë Thanë).

Marrë nga Monitor