Fushë-Kruja dhe rrethinat e qytetit janë blinduar nga forcat e policisë që nga vrasja e Gentjan Bejtjas, disa ditë më parë. Mësohet se postblloqe policie të mbështetura nga forcat speciale janë vendosur në akset rrugore që përshkojnë qytetin duke kryer kontrolle, madje në qarkullim janë edhe disa grupe të lëvizshme të forcave Shqiponja dhe FNSH. Këto të fundit raportohet se janë caktuar të patrullojnë të gjitha rrugët dytësore dhe rurale duke kryer kontrolle të befasishme në mjetet e cilësuara si të dyshimta.
Ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja u vra më 15 mars në oborrin e shtëpisë përmes një atentati të mirëorganizuar në Larushkë të Fushë Krujës. Bejtja u kishte shpëtuar tri atentateve, por i katërti ishte fatal për të. Teksa ndodhej në oborrin e banesës duke punuar në serrë, persona të maskuar e qëlluan me breshëri plumbash. Pas ngjarjes, u shoqëruan në polici disa persona me precedentë kriminalë në zonë. Në vendngjarje u gjetën rreth 50 gëzhoja kallashnikovi që dyshohet të jenë qëlluar nga 2 armë të ndryshme, ndërsa makina “Land Rover” dhe targat e saj, rezultojnë të jenë vjedhur në Shkodër në gusht të 2023-it.
Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar ditën e sotme shtetatin me identitet të trefishtë Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari, i dyshuar si një ri nga autorët e vrasjes së Bejtjat. Po ashtu është arrestua edhe shtetasi Edison Haxhiu, i cili ka kryer rolin e shoferit të makinës që u përdor në këtë atentat.