Diten e sotme, ka nisur puna per skarifikimin e me pas asfaltimin e plote te dy rrugeve prane Ures Dervishbeg.

Ne nje postim ne rrjetet sociale, Kryetari i Bashkise Shkoder Benet Beci, ne nje postim ne rrjetet sociale ka shperndare video nga punimet.

Postimi :

Sot ka nisur puna për gërryerjen, nivelimin e më pas asfaltimin e një prej rrugëve kryesore, siç është ajo pranë Urës Dervishbeg. Rrugët “Hafiz Sabri Bushati” dhe “Daut Boriçi”, pas ndërhyrjes në rrjetin e kanalizimeve do të asfaltohen plotësisht. I falënderoj banorët e kësaj zone për mirëkuptimin e treguar gjatë punimeve. Shumë shpejt kjo rrugë do të jetë një tjetër realitet i infrastrukturës në qytet, një standard i ri në të gjitha investimet që po bëjmë së bashku.