Erdhi duke trumbetuar transparencë, në një bashki që shquhej për transparencë dhe llogaridhënie, por po fshihet si “struci” pas artificave që bashkëpunëtorët e tij duan t’i japin ligjit dhe rregullores.
Modeli i shëmtuar që po ndërton në këshillin bashkiak të Shkodrës, kryetari i bandave Benet Beci nën shembullin e Edi Ramës, është një nga precedentët më të rëndë që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në këto 30 vite në Shkodër. Një kryebashkiak që i fshihet bashkëqytetarëve të tij dhe këshilltarëve të zgjedhur nga vota qytetare!
Përse ka frikë të ballafaqohet publikisht Benet Beci? Çfarë e tremb të flasë për largimet nga puna dhe lënien pa të ardhura të dhjetra familjeve? Kush janë interesat okulte (përveç atyre të patronit të tij Rama) që përfaqëson njeriu i lidhur me krimin dhe bandat në Bashkinë Shkodër që sot ju fshihet këshilltarëve bashkiak dhe qytetarëve?
Modeli që ai prezanton sot nuk është asgjë më shumë se fytyra e vërtetë e njeriut që fshihet pas të tjerëve, që përgjegjesinë, llogaridhënien dhe transparencën i ka tmerr. Sepse ai udhëhiqet vetëm nga një parim, “KÇK-ja” e pushtetit që e ka karakterizuar gjatë të gjithë këtyre viteve ku ka drejtuar.