Përçahet koalicioni PS – PSD në Shkodër. Këshilltarët social – demokrat kanë braktisur mbledhjen e këshillit bashkiak pasi kanë votuar vetëm pikën e rëndit të ditës që kishte të bënte me ndihmën ekonomike.

Ata janë larguar në mënyrë demostrative duke lënë pa kuorum mbledhjen, e cila më pas është ndërprerë, duke mos patur mundësi vijimsie.

Më herët u larguan edhe këshilltarët e opozitës. Ky është sinjali i parë i PSD që vjen në drejtim të bashkisë Shkodër, lidhur me miratimin e pikave të rendit të ditës që sjell administrata vendore.