Iftuar në “Back to the Beginning” në Top Albania Radio, në një rrëfim special me Kozeta Kurtin, Frederik Ndoci u shpreh mbi jetën e tij, muzikën, artin, Eurovision-in e shumë të tjera. Lidhur me këngën e tij hit “Sytë e tu”, artisti kujtoi një intervistë të vjetër.

Unë kam qenë guximtar pak më shumë. Një gazetare e kohës më tha që nuk kisha dhënë shumë me këngën “Sytë e tu”. Unë i thashë që ndryshe nga shumë të tjera, kjo këngë do dëgjohej pas 50 viteve. Sot ajo këngë vijon të dëgjohet.

I pyetur për Eurovision-in ai u shpreh:

Përgjegjshmëria është pak më e madhe sesa ajo që kam ndjerë unë. Unë vija nga sukseset, kisha marrë çmime për këngët e mia…

Muzika sot apo dikur?! Frederik Nodic bën një analizë të detajuar, një krahasim mes dy kohëve, kirjimtarisë, çensurës dhe talentit.

Në përgjithësi në tërë botën bëhen çensura. Këngët në Amerikë çensurohen, bota e përdor çensurën. Ka pasur krijimtari shumë më të bukur se sot. Sot ata që bëjnë muzikë nuk i njohin notat e muzikës, bashkojnë të gatshmet dhe dalin këngët./TAR