Pasi Gjykata e Lartë vensodi sot që SPAK të hetoj çështjen e 21 Janarit, vjen reagimi nga familjarët e një prej viktimave, ata të Aleks Nikës. Xhaxhai i Nikës tha se ishte një vendim i pritshëm.
“Vendimi ishte i pritshëm. SPAK ta hetojë çështjen me objektivitet.”, tha xhaxhai. Ndërsa e veja e Aleks Nikës shtoi se:E prisnim, sepse e drejta fiton. Ajo që kemi besuar tani po shpërblehet.
Sakaq, avokati Idajet Beqiri shtoi se; “Prokuroria e Tiranës e bëri punën e vet, hetoi disa persona. Por Prokuroria e Tiranës nuk e heton dot ish-kryeministrin dhe ish-ministrin e Brendshëm. GJL vendosi që të bëhen edhe hetime. SPAK është detyruar që të bëjë hetime për këtë çështje deri në fund”.