Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pas dakordimit të arritur sot mes opozitës dhe mazhorancës, duke i rikthyer normalitetin Kuvendit.
Në mesazh thuhet se institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament. Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit”, thuhet në reagim.