![](https://eetimestv.com/wp-content/uploads/2024/03/1709706563_1668675587MOTI.jpg)
Ditën e martë pritet mot i vranët dhe intervale kthjellimi.
Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të herëpashershme në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Në Alpe pritet stuhi bore ndërsa në relievet malore verilindje – juglindje priten reshje bore me intensitet të ulët në lartësitë mbi 1000m, deri në mesatar në majat e maleve.