Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri i ndërtimit të rrugës Shëngjin-Velipojë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se vepra do të jetë një nga investimet kyç për çlirimin e mëtejshëm të potencialit të turizmit në veriun e vendit, ndërsa vijon puna për ta bërë të kalueshme që në sezonin e ardhshëm veror.

“Mirëmëngjes dhe me kantierin e rrugës Shëngjin-Velipojë, e cila do të jetë së shpejti një nga rrugët turistike më spektakolare të Mesdheut falë peizazheve mahnitëse, një nga investimet kyç për çlirimin e mëtejshëm të potencialit fantastik të turizmit në veriun e vendit, ku puna po vijon pa u ndalur për ta bërë të kalueshme qysh në sezonin e ardhshëm veror, pas kapërcimit të një fragmenti të vështirë gjeologjik, ju uroj një të diel të mbarë”- tha Rama.