Për projekte e investime në interes të klientëve të oborrit korruptiv, me tunele miliona euro e pista për ulje helikopterësh po miliona euro që shkojnë mu brenda resorteve të oligarkisë në jug nuk ka asnjë medyshje Edi Rama për ti kryer shpejt me lekët e shqiptarëve, ndërsa për rrugën kombëtare të Shkodrës duhet të presin qytetarët e kësaj ane,sepse si demokratë duhet 10 vite të ndëshkoheshin nga Edi Rama, ndërsa projekti ka humbur rrugën e duhet ta “rishikojnë” sikurse vetë e pohoi sot për faqen e zëzë të tij dhe oborrit të hajnisë që mban peng zhvillimin e kryeqendrës të veriut!

Shkodra stë ka asnjë borxh ty Edi Rama por ti i ke borxhe të mëdha ndaj mjaft me sperdredhje, cinizëm e hipokrizi. Faktet janë fakte e mashtrimi ishte sot në sytë e gjithë shkodranëve!