Gjykata Civile e Tiranës firmosi sot dy urdhërmbrojtje për Princ Lekën dhe ish-bashkëshorten Elia Zaharia, në proces divorci. Seanca u mbajt sot paradite ku ishte e pranishme dhe vetë Elia Zaharia dhe babai i saj. Ndërsa Leka Zogu ll nuk ishte i pranishëm por u përfaqësua nga avokati i tij. Sipas informacioneve, gjykata nuk ka pajisur me urdhër babin e Elias, Gjergj Zaharinë.

Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m, nga njëri-tjetri. Ndërkohë Leka Zogu duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias por të dados. Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”. Gjithashtu po kryhen hetimet për të zbuluar se kush e nxorri videon në media.