Myftinia e Shkodrës organizoi një tribunë fetare me besimtarët myslimanë në Anën e Malit, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në ligjëratën e tij, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, theksoi se në këtë muaj, gjithësecili prej nesh duhet të japë shembullin e vet, për të reflektuar pozitivitetin që ka në shpirtin dhe zemrën e tij.