Kryetari i Bashkisë Shkodër ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar 7 Marsin, ditën e mësuesit. Ai ka surprizuar stafin pedagogjik të shkollës 9- vjeçare “Ndre Mjeda” duke uruar këtë 7 Mars, por edhe duke dhënë një lajm të mirë për të gjithë nxënësit e kësaj shkolle, rikonstruksionin e plotë të shkollës 9- vjecare “Ndre Mjeda”

Projekti i dorëzuar nga Bashkia Shkodër në Ministrinë e Arsimit për rikonstruksionin e kësaj shkolle është shpallur fitues dhe puna për këtë investim tejet të rëndësishëm në fushën e arsimit pritet të nisë për pak muaj. Kërkesa për rikonstruksionin e shkollës u bë që në takimin e parë që kryebashkiaku Beci bëri me stafin e mësuesve të kësaj shkolle dhe nxënësit, duke sjellë tashmë një premtim të mbajtur ndaj stafit mësimor, por edhe nxënësve të kësaj shkolle nga më të mëdhatë në qytetin e Shkodrës.