Kjo është Juleta Serreqi, një prej mësuesve më të njohura të Shkodrës e cila prej 39 vitesh shërben në arsmin. Dëshira e saj për t’u bërë mësuese nisi që në moshë të vogël duke trashëguar profesionin e prindërve të saj që po ashtu ishin arsimtar.

Hera e parë që u fut në një klasë me nxënës ishte viti 1985 duke e nisur punën mes peripecipeve të asaj kohe në shkollat e fshatrave të Shkodrës ndërsa prej vitesh tashmë jep mësim në shkollën 9-vjeçare “Branko Kadia”. Për mësuese Juletën ky është 7 marsi i fundit.

Momentet kritike ishin të shumta. Mësuese Juleta Serreqi ndalet tek fillim vitet ’90 apo trazirat e ’97 kur mësimi zhvillohej me qepena të ulur në shkolla.

Shkollat dhe arsimi në përgjithësi kanë nevojë për ndryshim që në thelb thotë mësuese Juleta ndërsa tregon se figura e mësuesit meriton më shumë respekt nga qeveria dhe komuniteti.

Komunikimi i mësuesve me fëmijët mbetet gjithmonë çelësi i suksesit për mësuese Juletën duke mos qenë dakord me përcaktimet mësues i rreptë apo tolerant.

Mësuese Juleta pas këtij 7 marsi, i fundit për të do të ndjehet më e mangët pa shkollën, nxënësit e kolegët e saj ndërsa ka edhe një mesazh për mësuesit e rinj.

Juleta Serreqi është një prej mësueseve më të njohura në Shkodër duke qenë se shërbeu në disa shkolla, në drejtorinë rajonale të Arsimit dhe tashmë vijon në këto ditë të fundit karrierën e saj si mësuese dhe nëndrejtore e shkollës 9-vjeçare “Branko Kadia”.