“Mimoza për mësuesit tanë”, ishte aktiviteti i organizuar nga Zyra Vendore Arsimore Shkodër në kuadër të 7 Marsit, festës së mësuesit. Në hapje të këtij organizimi, ka përshendetur drejtorja e ZVA Shkodër, Brisela Kadia, e cila ka vlerësuar kontributin në vite të mësimdhënësve në edukimin e brezave të rinj në Shkodër.

Pjesë e rëndësishme e aktivitetit, ishte shpërndarja e certifikateve të mirënjohjes për 53 mësues, mes të cilëve 20 që dorëzojnë stafetën në fund të këtij viti shkollor. Certifikatat janë shoqëruar edhe me tufa lule mimoza, në shenjë vlerësimin për kontributin e mësimdhënësve.

Aktiviteti është shoqrëuar edhe me një program të pasur arstistik nga nxënës të shkollave të ndryshme të Shkodrës, duke vijuar traditën e gjatë në festimin e 7 marsit në Shkodër.