Reshjet e dëborës janë rikthyer në këto ditë ne prag të hyrjes në stinën e pranverës.
në lartësinë mbi 1000, qarku i Shkodrës është përfshirë nga reshje dëbore. Sipas te dhënave nga ARRSH, në akset Hani i Hotit – Tamare, Tamare – Vermosh dhe Boge – Theth, ka reshje shiu dhe në lartësitë mbi 1300m ka reshje bore. Rrugët janë të kriposura dhe të pastruara. Nuk raportohet se ka probleme në qarkullim.