Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së ka dalë në një deklaratë para mediave deputeti, Flamur Noka. Gjatë fjalës së tij Noka u shpreh se sot është një ditë historike për demokratët ndërsa shtoi se për Ramën është një ditë zie.

Ai më tej shtoi se bashkimi është gjithçka për demokratët dhe se as këtij vendimi janë futur në një etapë të re. Noka më tej shtoi se kanë një misioni historik përpara për të rikthyer votën e lirë.

“Sot është një ditë historike për demokratët. Është ditë e zezë për Edi Ramën. Skenari i tij për të përçarë PD, kanë marrë fund. Sot këshilli kombëtar i PD në lartësinë e detyrës që e ka ngarkuar demokratët arriti të përkthejë mesë mirë kërkesën e përhershme të demokrateve, por edhe të përkthehej mesazhin e protestës së 20 shkurtit. Bashkimi është gjithçka për demokratët. Pas këtij vendimi, ne jemi në një etapë të re. Tashmë të gjithë të bashkuar do vërshojmë cep më cep të Shqipërisë për të justifikuar këtë besim të demokratëve. Kemi një misioni historik përpara, të rikthehet vota e lirë. Prej 10 vjetësh shqiptarët nuk votojnë të lirë. Do të duhet një qeveri teknike, për ta arrirë këtë. Kjo do jetë motoja jonë.”, tha Noka.