Pasditen e sotme është mbajtur mbledhja e Këshillit Kombëtar e PD-së. Mësohet se mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar të PD ka përfunduar ndërsa janë miratuar ndryshimet statutore. Pas këtyre ndryshimeve Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj janë emëruar si nënkryetarë të partisë.
Deputeti Flamur Noka tha se sipas këtyre ndryshimeve, kreu i grupit parlamentar si edhe nënkryetari i kuvendit automatikisht për shkak të funksionit janë nënkryetarë te PD. Noka ka deklaruar se sot është bërë edhe akti final i bashkimit tërësor të grupit opozitar.
“Pas negociatash grupi parlamentar u bashkua, kryetari i partisë dhe kryesia propozuan ndryshime statutore për bashkimin. Për çështje të jashtëzakonshme ramë dakord në mbledhjet e mëparshme, vendosëm t’ia kalojmë Këshillit Kombëtar ndryshimet statutore.Neni 46.pika 3 hiqet fjalia e pare; 2 nënkryetar dhe në nenin 51 hiqet neni ku përcaktohen 2 nënkryetarë PD. Neni 51 ndryshon. Kreu i grupit parlamentar si edhe nënkryetari i Kuvendit automatikisht për shkak të funksionit janë nënkryetarë të PD”, u shpreh Noka.