Teuta Shala Qyteza, është emëruar nga Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, Zv/ Kryetare e Bashkisë Shkodër.

Zonja Qyteza vjen në këtë eksperiencë të re, në pushtetin vendor pas angazhimit disa vjeçar në Drejtorinë e Doganave në Shkodër.

Ajo ka nisur detyrën ditën e sotme ndërkohë që mësohet se zonja Qyteza, do të këtë si kompetencë shërbimet sociale por edhe fushën ekonomike të Bashkisë Shkodër.

Tashmë ashtu sic ishte përcaktuar edhe në strukturën e re të Bashkisë Shkodër, plotësohet edhe numri i 3 Zv/ Kryetarëve të Bashkisë Shkodër, ku janë Onid Bejleri, Rudin Beka dhe zonja Teuta Shala Qyteza.