Një 42-vjeçar në Vaun e Dejës është arrestuar nga autoritetet policore.

Blutë njoftojnë se 42-vjeçari, E. P, banues në fshatin Plezhë, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe kunatës së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.