Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në Shkodër.
Gjatë një konflikti për motive të dobëta një person ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë 32 vjeçari Genti Dulaj rreth orës 19:50, në Koplik.
32 vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.