Pata kënaqësinë të pres në bashkinë Shkodër Ambasadoren e Japonisë Znj.Kato Kikuko.
Gjatë kësaj vizite diskutuam për marrëdhëniet e mira në vite mes Shkodrës dhe Japonisë, ndërkohë që garantova Ambasadoren për mundësinë dhe klimën e mirë të biznesit që ofron Shkodra për investitorët japonezë.Së bashku me Ambasadoren pamë nga afër edhe ekspozitën me fotografi të hapur në Bibliotekën “Marin Barleti” me titull “Udhëtim në Japoni”.