Në “Loro Boriçi” të Shkodrës, Vllaznia vendase fitoi 2-1 me Egnatian. Ende pa u nxehur mirë loja, Bekim Balaj në minutën e tretë kaloi shkodranët në epërsi. Duhej minuta e 27-të që Edison Ndreca të vendoste ekuilibrat. Fitorja e Vllaznisë erdhi pas goli të Ildi Grudës në minutën e 54. Kështu Vllaznia me 40 pikë barazon Partizanin në vendin e dytë dhe sheh Egnatian në krye me tëtë pikë më shumë.