Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka nisur vizitën e tij të parë në vendin tonë, ndërkohë që avioni i tij zbriti sipas orarit të caktuar në tokën shqiptare. Në pritje të Blinken, i cili shoqërohet nga ish-ambasadorja Yuri Kim, në Rinas është ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ambasadori shqiptar në SHBA, Ervin Bushati, ambasadori amerikan në Tiranë, David Wisner.
Gjatë vizitës që pritet të zgjasë disa orë, pjesë e turit që nis në Shqipëri dhe përfundon në Berlin, zyrtari i lartë amerikan do të ketë një takim me presidentin e vendin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin pritet të mbajnë edh një konferencë të përbashkët për shtyp.