Karnavalet e Shkodrës datojnë që në vitin 1897 dhe kanë vazhduar traditën ndër shekuj si eventi më i dashur e më i shumëpritur i qytetit.

Karnavalet thërrasin në ngjyra të gjithë qytetarët e Shkodrës dhe Shqipërisë në festë, duke i hapur dyert e veriut për tre ditë e duke e rikthyer Shkodrën në kryeqendrën e artit.

Me datë 23, 24, 25 Shkurt Shkodra do vishet me petkun e mrekullueshëm të muzikës, bejteve tradicionale e shijes tipike që shënjon ditët e Karnavaleve.