Kryetari i Bashkise Shkoder Benet Beci, i ka dhene fund pritjes prej vitesh te ish punonjesve te parkut te autobuseve ne Shkoder.
Punonjesit e ish parkut te udhetareve kishin prej vitesh qe prisnin qe bashkia te likuidoje pagesat e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore.Zgjidhja ka ardhur pas nje takimi qe kryebashkiaku Benet Beci ka bere me Presidentin e BSPSH, Gezim Kalaja.
Ne nje postim ne rrjetet sociale, Kryetari i Bashkise Shkoder Benet Beci ka zbardhur detaje nga ky takim :
Postimi :
Me Presidentin e Bashkimit te Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë Z.Gëzim Kalaja dhe drejtues të sindikatave në Shkodër, i dhamë zgjidhje një problemi të mbartur për punonjësit e ish parkut të udhëtarëve.
BSPSH me të drejtë ka kërkuar që kjo cështje e cila zvarritet prej vitesh ka lënë pezull punonjësit në prag të pensionit kërkoi ndihmën e bashkisë.
Garantova Z.Kalaja dhe drejtuesit e sindikatave për zgjidhjen e këtij problemi dhe mbështetjen e tyre në kërkesat e drejta.