Në kuadër të zbatimit të projektit “Katastrofat Nuk Njohin Kufij”, i financuar nga Bashkimi Evropian ???????? nëpërmjet programit të bashkëpunimit IPA 2, Shqipëri-Mal i Zi, Institucioni i Prefektit të qarkut Shkodër, në rolin e zbatuesit, është angazhuar vazhdimisht në përmirësimin e njohurive dhe aftësive të ekipeve të kërkim shpëtimit dhe infrastrukturës logjistike që ato zoterojnë.
Krahas trajnimeve të vazhdueshme dhe çertifikimeve në nivel ndërkombëtar të pjesmarrësve, është bërë i mundur prokurimi i pajisjeve për mbrojtje dhe shpëtim, të cilat u janë dorëzuar institucioneve në nivel qarku, që ndër të tjera, kanë fushë veprimtarie mbrojtjen e mjedisit dhe janë të angazhuara në rastet e emergjencave civile/natyrore.
Konkretisht, kemi qenë të fokusuar në dy aspekte të cilat në periudha të ndryshme të vitit janë një kërcënim i vazhdueshëm në territorin e qarkut shkodër, zjarret gjatë stinës së verës, dhe përmbytjet gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit.
Qëllimi i prokurimit të këtyre pajisjeve, të tilla si: veshje kundra zjarrit, veshje kundra lagështirës, veshje të brendshme termike, doreza, çizme, kokore, aksesore mbrojtës, pompa thithëse uji, radio lidhëse etj, është që skuadrat e shpëtimit të jenë ato personalisht në rradhë të parë të mirë-mbrojtur, në mënyrë që ndërhyrja në reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore të jetë sa me efikase.