Janë zbardhur diskutimet e ndodhura ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Sipas burimeve të gazetarit Osman Stafa thuhet se Flamur Noka, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së ka kërkuar që të merret si shembull për protestën e 20 Shkurtit, mobilizimi që strukturat kanë patur në protestën e 7 korrikut.

Nga ana tjetër ka diskutuar anëtari i Këshillit Kombëtar Myslym Murrizi, i cili ka shtruar pyetjen se çdo të ndodhë pas protestës.

“Mbledhja vetëm një pikë : Aksioni PD dhe protesta e 20 shkurtit. Kemi një shembull referimi kur punojmë bashkë dhe organizohemi siç është protesta e 7 Korrikut. Të percjellim mesazhet edhe në rrjete sociale. Tani puna kapilare pas mbledhjes së strukturave. Bashkimi ka dhënë mesazh tek demokratët. Kemi vetëm 8 ditë para protestës. Me të gjithe deputetët takime në qendrat e degëve”, tha Noka.

Nga ana tjetër Myslim Murrizi është shprehur: Më 20 mirë, është protesta, por me 21 çdo bëjmë???

Më tej Edi Paloka ka thënë se të gjithë deputetët pa përjashtim do të jenë në bazë.

“Të gjithë kemi mëkatet tona në politikë, por na takon të ecim bashkë për qëllimin madhor”, u shpreh ai.