Kjo është situata aktuale pranë brigjeve të lumit Kir, në afërsi të Varrezave të Dëshmorëve.Tonelata mbetjesh të ndryshme bashkë me ato inerte hidhen pa kriter në këtë zonë duke u kthyer në një problem mjaft serioz .

Devijimi i rrjedhës së lumit Kir për shkak të ndotjes që po i bëhet shtratit të tij pasohet nga dëme të mëdha mjedisore.

Depozitimi i mbetjeve të ngurta përbën shqetësim jo vetëm për banorët, por edhe ka ndikim në ndotjen mjedisore që shkakton tek Lumi Kir duke mos lënë këtu dhe prishjen e imazhit të Varrezave të Dëshmorëve.Në të njëjtën kohë nuk dihet ende se deri kur kjo situatë e papranueshme do të vijojë të jetë në këtë gjendje, kur mendon këto pamje janë vërtet skandaloze ku mbetjet lulëzojnë çdo ditë.