Edhe në fund të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS, Edi Rama u pyet lidhur me akuzat e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj nga arratia. I pyetur: A e keni kërcënuar Arben Ahmetajn siç ai pretendon në një mbledhje Kryesie, Rama thotë: “PS e ka shumë të qartë pozicionin e vetë mund të pyesni sa herë të doni por është detyra jonë që drejtësisë ti japim të gjitha mundësitë të bëjë punën e vetë e pa shqetësuar nga ndikimi i pushtetit ekzekutiv e as nga komentet e atyre që përfaqësojnë PS”.

“PS nuk bën komente mbi komentet e kujtdo që ka punë me drejtësinë kjo vlen për të gjithë dhe nuk do të ndryshojë. Kemi sot një ditë të re në rrugëtimin e gjatë, kemi një pikë të re strukturën antikorrupsion për të bërë të mundur atë që deri dje dukej e pamundur. Koha kur flamuri i secilës parti ishte gjethe fikur ose çarçaf për të mbuluar hijet më trup ka vdekur”