Nga Bardh Spahia

Arben Ahmetaj duhet të kishte folur më herët. Sa më shumë që ka heshtur, aq më shumë e ka ndihmuar Edi Ramën! Sigurisht, që ai s’ka heshtur se ishte naiv, siç na tha, por ka shpresuar tek mëshira e padronit kryeministër! Për të ardhur keq që s’ka kuptuar ose nuk ia ka pranuar vetes në kohën e duhur se Edi Rama do të shiste gjithçka dhe këdo për pushtetin!

Megjithatë, Arben Ahmetaj foli! Dhe më mirë vonë se kurrë! Zëvendëskryeministri nxori në dritë edhe një herë se kush drejton shqiptarët.

Një kryeministër, i përzier kokë e këmbë në korrupsion të rëndë. Aq sa tha Ahmetaj, janë vetëm maja e ajsbergut.

Një kryeministër, partner me krimin e organizuar, që ka vendosur ekonominë nën sundimin e trafikantëve të drogës.

Një kryeministër, që kontrollon drejtësinë dhe cakton pa nisur hetimet se kush është i fajshëm dhe kush jo!

Një kryeministër, që synon të eliminojë opozitën përmes çdo forme, që nga lobimi korruptiv, tek pengmarrja e logos e deri tek arrestimi i liderit të opozitës!

Mos harroni! Kush nuk bindet dhe rrezikon rrëzimin e fasadës, siç na tha Arben Ahmetaj, Edi Rama “e çon në të s’ëmës”!

Tani, pyetja është: do të ulim kokën dhe do të presim apo do t’i thërrasim ndërgjegjes së harruar qytetare dhe do të reagojmë?

Rrugë të mesme, nuk ka!