Prokuroria e Pukës ka kërkuar dënimin me 8 vjet burg Davide Pecorelli, sipërmarrësit nga Tiferno, i cili inskenoi vdekjen e tij në Shqipëri. Mësohet se Pecorelli do të përfitojë gjykim të shkurtuar, ndërsa seanca e ekstradimit është caktuar për t’u mbajtur në maj.
Në tetor 2022, prokuroria e Pukës mbylli hetimet dhe e akuzoi italianin për 5 vepra penale: Akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrim” në bashkëpunim, “Dhunimi i varreve” “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” e “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Davide Pecorelli u zhduk në janar të 2021 Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. E teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare u ngritën në këmbë për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator 2021 Davide Pecorelli, u shfaq për mrekulli shëndoshë e mirë në një gomone pranë ishullit Montecristo, duke tronditur jo pak e duke sjellë me vete edhe ‘historinë’ se ku kishte qenë dhe çfarë kishte bërë përgjatë 9 muajve që ishte shpallur i zhdukur.
“Po kërkoja një thesar“-, pat deklaruar ai në atë kohë.
Inskenimi i vdekjes u bë me qëllim për të shmangur borxhet financiare të kontraktuara në Itali