Një lajm i trishtë për Shkodrën dhe botën e artit. Është ndarë nga jeta në moshën 50 vjeçare dramaturgu Albri Brahusha. Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci në emrin e tij personal dhe institucionit të Bashkisë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Brahusha dhe komunitetit të artistëve për këtë ndarje para kohe.
Albri Brahusha lindi në Shkodër ne vitin 1973.
Në vitin 1996 kreu studimet e larta për drejtësi në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Ai ka qënë jurist pranë Insitucionit të Prefektit në vitin 1997-1999, shef i zyrës juridike të Prefekturës në vitin 2000, Drejtor i Drejtorisë së Koordinimit te Politikave Rinore pranë Ministrisë së Kulturës nga viti 2000-2003.
Në vitin 2014 – 2015 emërohet përgjegjës i zyrës së programeve të zhvillimit pranë Drejtorisë Arsimore Shkodër.
Në fushën artistike ai ështe autor i disa librave dhe botues i revistës ” G&G”, ndërkohë që është autor i veprave teatrale të vëna në skenën e Teatrit “Migjeni” : “Përrallat gënjejnë”, me regji të Serafin Fankos, “Vizita e fundit”, “Ishulli i Shitenit”, “Drejt perëndimit”,” Përtej kufijve të pushtetit”, “Eldorado” me regji nga Fatbardh Smaja e Spiro Duni, të cilat u vlerësuan me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ndahet nga jeta ne moshën 50 vjeçare dramaturgu Albri Brahusha
Related Posts
Vendimi i Qeverisë/ Çdo punonjës i Policisë së Shtetit i rolit zbatues, 10 mijë lekë shpërblim
Çdo punonjës i Policisë së Shtetit i rolit zbatues do të përfitojë një shpërblim prej 10 mijë lekësh. Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave për…
Kundërshtoi provat e komunikimit me SKY ECC dhe EncroChat, Kushtetuesja merr vendimin për biznesmenin Pëllumb Gjoka
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili kërkoi pavlefshmërinë e provave nga komunikimet në “Sky ECC” dhe “EncroChat”. Pëllumb Gjoka është i arrestuar për llogari të…