Armando Broja do të ndërrojë skuadër, por do të qëndrojë në Londër. Sulmuesi i Shqiperisë largohet nga Chelsea në formë huazimi te Fulham, lajm i cili është bërë publik nga eksperti i merkatos, Fabrizio Romano.
Sa i takon shifrave të transferimit, Blutë e Londrës do të përfitojnë rreth 5 milionë euro për huazimin e lojtarit. 22-vjeçari vjen nga një periudhë delikate dhe tashmë në “Craven Cottage” do të ketë mundësi të tregojë veten.
Me interes të madh pritet të shihet sesi do përshtatet Broja në skemat e trajnerit portugez, Silva Marco, i cili insistonte prej ditësh për afrimin e tij. Nuk dihet nëse lojtari kuqezi do të jetë i grumbulluar për ndeshjen e datës 3 shkurt, atë ndaj Burnley për kampionat në Turf Moor (Burnley).