Të shumtë janë vizitorët e huaj dhe vendas që i drejtohen Thethit këtë fillim viti për të shijuar bukuritë që natyra ofron nën bardhësinë e dëborës.
Ky është viti i dytë që aksi Bogë-Theth mbahet i kalueshëm përgjatë dimrit. Kjo ka bërë që zona të jetë nën pushtetin e turistëve gjatë 12 muajve të vitit.
Kjo u ka dhënë mundësi edhe bujtinave të zonës që kanë hapur dyert e mikpritjes karakteristike.
Alpet e Shqipërisë mbeten të preferuarat e turistëve tashmë jo vetëm në verë, por edhe në turizmin e bardhë.
Gazetare Merisa Gjoni
/ rtsh.al /