Ndryshimet klimatike, ndihmuar shpesh nga gjuetia e paligjshme, janë janë bërë shkak i numrit në rënie të shpendëve ujorë në ligatinat e Shkodrës dhe jo vetëm. Kështu u shpreh studiuesi shpendëve ujore, Mirjan Topi, gjatë një takimi në Shkodër me fokus studimet e rezultateve negative të censusit të shpendëve ujorë.
Të dhënat e monitorimit të censusit duhen që të analizohen në mënyrën më serioze për të nxjerrë shkaqet e vërteta që kanë çuar në rënien e numrit të shpendëve, në zonat ligatinore, shprehet studiuesi Mirjan Topi.
Censusi i shpendëve ujor u përmbyll disa ditë më parë dhe rezulatet treguan se në ligatinat e Shkodrës ka një rënie të ndjeshme të numrit të tyre. Ky ishte edhe qëllimi i takimit në Shkodër që bëri bashkë ekspertë të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, ekspertë ornitologë nga organizatat e mbrojtjes së shpendëve, institucione akademike dhe specialist të ADZM-ve.