Arrin në 17 numri i fëmijëve të infektuar me fruth.
Autoritetet shëndetësore janë të alarmuar dhe kërkojnë që Ministria e Arsimit të ndërhyrjë pasi në shkolla janë pranuar nxënës pa paraqitur certifikatën e vaksinimit, sikundër ka ndodhur në një shkollë në Durrës ku vetëm 60% e nxënësve e kishin paraqitur këtë dokument.
Ndërkohë që ligji për sëmundjet infektive përcakton se asnjë fëmijë i pa vaksinuar nuk mund të frekuentojë kopshte, çerdhe apo shkolla.
Mos vaksinimi ndaj fruthit i rriskon fëmijët edhe nga rubeola, po kështu janë të rriskuar gratë shtatzëna nëse preken nga fruthi.
Aktualisht fruth është konfirmuar në Tiranë dhe Durrës, por kryeqyteti rriskon më shumë pasi është rritur numri i të pavksinuarve.
Ekspertët e shëndetit bëjnë thirrje për të vaksinuar fëmijët pasi sëmundja shumë ngjitëse dhe deri vdekjeprurëse ka alarmuar edhe vende të tjera në Europë.