Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në ambjentet e SPAK ku do të merret në pyetje nga prokurorët  Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

Para Prokurorisë ishin mbledhur disa mbështetës të tij përfshirë këtu edhe deputetët të cilët e pritën me ovacione kreun e Rithemelimit.

Në fjalën e tij Berisha tha e beteja do të vazhdojë dhe nuk do të ndalet deri në fitoren e opozitës.

“Beteja pa kthim vazhdon. Opozita do fitojë. Jam sot këtu për të përfaqësuar ju, shqiptarët, për të përfaqësuar pluralizmin,  Partinë Demokratike. Jam sot këtu për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e tij kriminal në vend, në betejë kundër pluralizmit. Fitore!”, tha Berisha.