Ish-kryeministri Sali Berisha ka lënë ambjentet e banesës së tij për t’u nisur për në Prokurorinë e Posaçme, ku do të merret në pyetje nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

Në daljen e tij para hyrjes në makinë ai dha një fjali të shkurtër për mediat: “Beteja pa kthim vazhdon.” 

Ndërsa pyetjes mbi herën e parë që paraqitet para prokurorëve, kreu i Rithemelimit e kundërshtoi duke thënë: “Jo nuk është e vërtetë.”