Një shtëpi u shkrumbua nga flakët nje jave me pare në fshatin Kodhel të Lezhës.

Zjarrfikset që shkuan në vendin e ngjarjes kanë arritur të shuajnë plotësisht flakët, por fatkeqësisht çdo gjë është shkrumbuar brenda banesës.

Kryefamiljari Landi Marku, apelon per ndihme nderkohe qe fatkeqesisht gjithcka u shkrumbua nga flaket e zjarrit . Perballe temperaturave te acarta familja Marku tashme eshte ne qiell te hapur.

Vlen të theksohet se, në momentin që ka rënë zjarri në banesë ndodheshin vetëm 4 nga 5 anëtarët e familjes. Gjithçka që ishte brenda është djegur, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike.