Mbrëmjen e së shtunës në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. 18 banorë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.
Një prej temave të mbrëmjes së sotme ishin edhe marëdhëniet seksuale. Vetëm pak më parë Ilnisa e ka pyetur Rozën se cilin prej djemve të shtëpisë do të zgjdihte nëse do të ishte mundësia dhe Roza ka zgjehdur Meritonin. Nuk dihet nëse kjo ishte një përgjigje e sinqertë e Rozës apo thjeshtë për të ngacmuar Ilnisë, pasi së fundmi banorët mendojnë se Ilnisa dhe Meritoni mund të bëhen çifti i parë në “BBV3”.
Ilnisa: Nëse do të ishte mundësia, kë do të zgjidhje
Roza: Këtu brenda në shtëpi? Meritonin “is the hottest here”, të kënqen sytë me e pa
Meriton: Ta ha zemrën
Ilnisa: Shkruajeni të vazhdojnë gazetat
Roza: A nuk është o Ilnisa
Ilnisa: Unë e shoh si beb, është bebi im
Roza: A nuk është bebi më seksi